1 - DY GJUHË JANË MË MIRË SE SA NJË! Dy gjuhë janë më mirë se sa një

 

Pablo është spanjoll dhe jeton në Londër. Çdo ditë kur përfundon mësimi ai del nga shkolla dhe përshëndet nënën e vet në spanjollisht, ndërsa shokëve të klasës ju thotë mirupafshim në gjuhën  angleze.
Pablo : Tung (Në gjuhën angleze). Tung (Në gjuhën Spanjolle)
Pablo flet dy gjuhë. Pra ai është dygjuhësh.
Nëna e Pablos dhe mësuesit e tij janë të shqetësuar që Pablo nuk do të arrijë të mësojë dy gjuhë në të njejtën kohë. 
Mësuesi/Mësuesja dhe Nëna : A do t’i mësojë Pablo të dy gjuhët properly ?
Para jo shumë kohësh, është besuar që dygjuhësia ngadalëson zhvillimin e fëmijëve. Sot, është vërtetuar shkencërisht që fëmijët që flasin dy gjuhë mund të bëjnë dallime në dy gjuhët që ata flasin. 
Pablo ka shumë superfuqi! Ai lehtësisht mund të kalojë nga të folurit spanjollisht në anglisht, varësisht se me kë është duke biseduar.
Babai: A e dëshiron këtë (Në spanjollisht)Pablo: Po (Në spanjollisht). Po ti, Pedro? (Në anglisht) Pedro: Po (Në anglisht) 
Pablo jo vetëm që është i aftë të komunikojë në të dy gjuhët, por është gjithashtu fleksibil mentalisht dhe i zoti që të fokusojë vemendjen e tij pa u shpërqendruar nga informacionet e parëndësishme. 
Njejtë sikur Pablo, Mohamet, Xuexue dhe gjithë fëmijët e tjerë dygjuhësh kanë këto superfuqi, pavarësisht se cilat gjuhë ata flasin!

Mohamed: Flutura (Në anglisht/në arabisht)Pablo: Flutura (Në anglisht/në spanjollisht)Xuexue: Flutura (Në anglisht/në kinezisht)
Truri i tyre është programuar që të flasë dy gjuhë, njejtë sikur truri i cilës do qenie tjetër njerëzore.
Dygjuhësia nuk është një fenomen i ri, në fakt është i lashtë. Mbi gjysma e popullsisë së botës flet së paku dy gjuhë. Në gjithë botën fliten 7000 gjuhë. Kjo nënkupton mesatarisht 36 gjuhë në selicin shtet. 

Shumëgjuhësia është norma, nuk është përjashtimi!
Të rriturit dygjuhësh është një investim afatgjatë! Fëmijët si Pablo, Mohamed and Xuexue do të përjetojnë superfuqi dhe efektet përfituese të saj gjatë gjithë jetës së tyre! 

                                       




Modifikimi i fundit: Monday, 10 June 2019, 11:42