4 - Katër fazat e Mësimit të Gjuhës së Dytë


Yasmine, me prejardhje nga Egjipti, sapo ka mbërritur në Gjermani. Tani ajo duhet të mësojë gjermanishten.

Sikur se të gjithë fëmijët që janë duke mësuar një gjuhë të dytë, Yasmine do të kalojë nëpër katër faza kryesore gjuhësore.

Faza e parë gjuhësore është “Përdorimi i Gjuhës Amtare”. Në fillim, Yasmine mundet të provojë të flet në arabisht, edhe pse njerëzit rreth saj nuk mund ta flasin këtë gjuhë.

Yasimine: Përshëndetje (Në arabisht)


Kjo fazë nuk zgjatë shumë pasi që ajo shpejtë e kupton në njerëzit e tjerë nuk mund ta kuptojnë atë.

Faza e dytë gjuhësore është periudha e heshtjes. Yasmine pastaj hyn në periudhën e heshtjes dhe nuk flet sepse ajo ende është duke u munduar të kuptojë gjermanishten. Ajo përpiqet të komunikon me Andreas duke përdorur gjeste.

Andreas: A dëshiron ujë? (Në gjermanisht)

Ute: A dëshiron të luash me mua? (Në gjermanisht)


Yasmine mund të provojë të ushtrojë ta flet gjermanisht vet, por ajo nuk komunikon me Andreas dhe të tjerët. Fakti që Yasmine nuk flet për një periudhë të gjatë nuk duhet të na shqetësojë: asaj i duhet kohë për të njohur gjuhën e re para se të mund ta flet vetë.

Christian: Prej nga je? (Në gjermanisht)


Periudha e heshtjes zakonisht zgjatë mes dy dhe gjashtë muaj.

Faza e tretë quhet faza telegrafike e fjalimit. Gjatë kësaj faze, Yasmine përdorë fjali të gatshme, të shkurtëra si “Urime ditëlindja”.

Yasmine: Urime ditëlindja! (Në gjermanisht)

Andreas: Faleminderit! (Në gjermanisht)


Kjo është një fazë e rëndësishme në mësimin e gjuhës së dytë sepse Yasmine më në fund mund të bashkëveprojë me Andreas, shoqet dhe shokët e tjerë të klasës, si dhe mësuesit.

Faza e fundit quhet ndërgjuhësia. Yasmine tani mund të komunikojë në gjermanisht, ajo ende bën shumë gabime, por, gradualisht, këto gabime do të zhduken.

Yasmine: Unë më shumë ujë?(Në gjermanisht)


Siç e dijmë të gjithë, të mësuarit e një gjuhë kërkon kohë dhe mund: rreth një deri në tre vite kalojnë duke dëgjuar të tjerët duke folur atë gjuhë për të qenë i/e aftë që të komunikojmë mirë me të tjerët… dhe mes pesë dhe shtatë vite për të arritur nivelin e gjuhës që të lejon të mësosh koncepte të vështira në shkollë.

Yasmine: Eja të luajmë! (Në gjermanisht)

Andreas: Shumë ide e mirë (Në gjermanisht)

Christian: Sa kënaqësi! (Në gjermanisht)


Vetëm keni durim dhe mos u shqetësoni: fëmijët janë shumë të mirë në të mësuarit e një gjuhë të re!

Edhe pasi fëmijët kanë arritur një fazë ku lehtësisht mund të komunikojnë me të tjerët në gjuhën e tyre të dytë, vazhdoni të i mbështetni vazhdimisht në mënyrë që të përvetësojnë shkathtësitë gjuhësore të nevojshme për të mësuar të gjitha lëndët në shkollë.

Christian: Je shumë e mirë. (Në gjermanisht)

Babi i Yasmine-s: Mrekullueshëm, vetëm vazhdo kështu! (Në arabisht)

Nëna e Yasmine-s: Jemi krenarë me ty! (Në arabisht)

Modifikimi i fundit: Sunday, 9 June 2019, 15:39