7a - Shumëgjuhësia në shkollë është më mirë se sa njëgjuhësia!#1 Strategjitë në shkollë: Përtejgjuhësisë

Shtetet e emigrimit po bëhet gjithnjë e më shumë multikulturore dhe multigjuhësore. Edhe pse të gjitha gjuhët kanë të njejtin funksion, ekziston një ide e përgjithshme se disa gjuhë, si psh. gjuha zyrtare shtetërore dhe gjuhët ndërkombëtare si anglishja, janë më të mira dhe me të dobishme se sa të tjerat.

Kjo ka ndikim në emocionet që fëmijët e prindërve imigrantë mund të kenë për gjuhën zyrtare dhe gjuhët amtare, shpesh duke i shtyrë ata që të turpërohen nga gjuha e tyre e amtare sepse e ndjejnë që ajo nuk është aq e rendësishme sa gjuha e shumicës.

Michael: Gjuha tagaloge nuk është e rëndësishme.

Amadou: Wolof nuk është aq e mirë sa gjuha angleze.

Fatima: Arabishtja është e kotë.

Nëse fëmijët refuzojnë të mësojnë dhe të flasin gjuhën e tyrë amtare, prindërit mund të ndjehen të dekurajuar dhe të vendosin të mos iu flasin fëmijëve të tyre në gjuhën amtare.

Amadou: Unë do të flas vetëm anglisht.

Nëna e Amadout: Le të flasin vetëm në anglisht!

Babai i Fatimes: Ide e mirë!

Nëna e Anës: Ide e mirë!

Nganjëherë prindërit mendojnë se të folurit e gjuhës amtare në shtëpi mund të vështirësojë të mësuarin e gjuhës zyrtare për fëmijët e tyre në shkollë.

Qëndrimi që shkolla dhe mësimdhënësit kanë për gjuhën amtare është thelbësor. Nganjëherë mësimdhënësit janë të shqetësuar se fëmijët imigrantë mund të mos mësojnë gjuhën zyrtare mjaftueshëm shpejtë.

Mësimdhënësit: A do të mësojnë shpejtë?

Ata gjithashtu mund të jenë të shqetësuar se fëmijët e tjerë mund të ndjehen të anashkaluar nëse fëmijët imigrant flasin me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre amtare.

Mësimdhënësit: A janë të gjithë të përfshirë?

Për këto arsye, disa mësimdhënës mund të iu kërkojnë nxënësve që të flasin vetëm gjuhën e shumicës.

Mësimdhënësi: “Mos e flisni gjuhën amtare në shkollë!”

Megjithëse promovimi i të mësuarit të gjuhës zyrtare është i rëndësishëm, duhet theksuar fort se të gjitha gjuhët janë të rëndësishme.

Mësimdhënësit: Të gjitha gjuhët që ju i dini janë të bukura dhe të rëndësishme, kurr mos u dorëzoni së mësuari ato!

Nëse shkolla nuk promovon në mënyrë aktive të gjitha gjuhët, nxënësit mund të besojnë se gjuhët e mësuara në shkollë janë më të rëndësishme se gjuha që e flasin në shtëpi.

Michael: Gjuha angleze është më e rëndësishme.

Mësimdhënësit mund të promovojnë shumëgjuhësinë duke përdorur qasje si Përtejgjuhësisë dhe Vetëdijësimi për Gjuhët.

Përtejgjuhësisë është një qasje e të mësuarit që inkurajon nxënësit të përdorin gjuhë të ndryshme në klasë.

Mësimdhënësi: Më trego çfarë mendon për këtë poezi.

Kjo funksionon më së miri kur të dy, mësimdhënësi dhe nxënësit dijnë të njejtat gjuhë; me ç'rast, nxënësit mund të pyeten të diskutojnë një temë në një gjuhë dhe pastaj të shkruajnë për atë në një gjuhë tjetër.

Mësimdhënësi: Provo të shkruash një pozi: përdor cilën gjuhë preferon!

Edhe mësimdhënësit që mund të flasin vetëm një gjuhë mund të përdorin Përtejgjuhësinë; në këtë rast, ata bëhen bashkë-nxënës dhe inkurajojnë nxënësit të përdorin gjuhën e tyre amtare në klasë, edhe kur nuk mund ta flasin vetë këtë gjuhë.

Mësimdhënësi: Të gjithë mund të flasin në gjuhën e tyre.

Në këtë mënyrë, nxënësve iu lejohet të shprehin idetë e tyre me cilat do mjete gjuhësore që kanë në dispozicion, pa pasur nevojë të qepen në gjuhën e shumicës.

Modifikimi i fundit: Monday, 27 May 2019, 11:01