9 - Looking at the world with other glasses! How to understand cultural misunderstading

Të shikuarit a botës me syze të tjera! Si të kuptojmë keqkuptimet kulturore.

Anna, një mësuese e parafillores në një qytet të madh në Itali, e don faktin se ka llojllojshmëri në prejardhjet kulturore në shkollën e saj.

Anna: e dua klasën time!

Por, nganjëherë ajo nuk din se çfarë të mendojë dhe si të veprojë me disa sjellje të caktuara.

Aminah, një nënë nigeriane, zakonisht e merr fëmijën e saj, Latifah, shumë vonë në mëngjes.

Anna: Është shumë vonë!

Në bisedë me kolegët e saj, Anna thotë se Aminah është një nënë e mrekullueshme por nuk i respekton mjaftueshëm nevojat e fëmijës së saj si dhe orarin e shkollës, sidomos kohën e rrethit në mëngjes.

Anna: A lodhet për këtë ajo?

Por le të shikojmë gjërat prej anës tjetër! Aminah nuk ka pasur kurrë eksperiencë me parashkollore. Ajo është rritur në një fshat ku fëmijët e vegjël kanë qëndruar në shtëpi ose kanë luajtur së bashku në rrugë: pa orar të ngushtë, pa kohë-rrethi!

Kur Anna i kërkojë asaj të i kushtojë më shumë vëmendje kohës së arritjes dhe kohës së rrethit, Aminah nuk e kuptoi, por nuk guxonte ta pyeste. Në shtetin e saj, është mosrespekt t’i bësh mësueses pyetje.

Anna: Mundohu të arrishë me kohë

Aminah (duke menduar): A është duke më gjykuar në një mënyrë të keqe?

Anna ishte gjithashtu e befasuar kur Eliane, një nënë braziliane e dy fëmijëve 5 vjeçarë, bineç, pyeti nëse fëmijët e saj do të fillojnë të lexojnë dhe të shkruajnë pak në shkollë.

Eliane: Kur i mësoni të lexojnë dhe të shkruajnë?

Anna-s kjo pyetje iu duk e pa përshtatshme: këto janë aktivitete të shkollës fillore.

Anna: Kjo nuk është shkollë fillore!

Por le të mundohemi të shikojmë gjërat prej anës tjetër! Kur ajo ishte fëmijë në Brazil, Eliane e kishte shijuar kur kishte filluar të mësonte të shkruante paksa dhe të lexonte në parafillore, dhe nëna e saj ishte shume krenare me të.

Nëna e Eliane: Wow! Shumë e saktë!

Eliane është gjithashtu e shqetësuar se fëmijët e saj nuk do të mësojnë italisht aq shpejtë sa fëmijët italian, dhe se ajo nuk do të jetë në gjendje të i ndihmojë ata.

Nëna italiane fëmijës së saj: Përsërite mësimin me mua!

Eliane (duke menduar): Si mund të i ndihmoj unë fëmijët e mi nëse nuk e zotëroj italishtën?

Anna, Aminah dhe Eliane, të gjitha, duan të bëjnë atë çka është më e mira për fëmijën, por nganjëherë ato nuk e kuptojnë njëra tjetrën.

Sjelljet e njerëzve ndërveprues që nuk janë të vetëdijshëm për prapavinë e tyre të ndryshime kulture dhe përvojat jetësore mund të shpien në keqkuptime.

Kultura është si një akullnajë.

Në nivelin e sipërfaqës, mund të shihni se çfarë njerëzit bëjnë, hajnë, veshin, prodhojnë.

Nivelet më të thella reflektojnë pse njerëzit bëjnë atë çfarë bëjnë:

Vlerat, besimet, qëndrimet…

Kultura gjithashtu mund të shihet si syzet tona të pavetëdijshme përmes të cilave ne shohim në botë…

Kur e takoni një person me “syze kulturore” të ndryshme, ju mund të kuptoni se edhe ju jeni duke i bartur një palë poashtu!

Anna mund të ndjejë se Aminah dhe Eliane nuk shikojnë dhe nuk mendojnë gjërat e njejta si ajo, dhe kjo është e vërtetë!

Anna: Mund të të shpjegoj se çfarë është koha e rrethit

Aminah:Faleminderit! Nuk kisha guxim të pyesja!

Nëse Anna merr kohë të kuptojë, të provoj të shpreh në mënyrë eksplicite atë çfarë mendon dhe të iu kërkon të tjerëve të veprojnë në të njejtën mënyrë, ato mund të zbulojnë perspektivat e njëra tjetrës dhe të fillojnë të flasin.

Anna: Tani po e kuptoj pse po ndjeni shqetësime në lidhje me gjuhën. Do të tregoj më shumë vëmendje!

Të gjithë ne mund të mësojmë nga njëri tjetri dhe të zbulojmë se disa syze kulturore mund të shtojnë ngjyra interesante tek tonat!

Kjo qëndron edhe për fëmijët gjithashtu.

Ata mund të ndajnë gjërat e ndryshme që kanë mësuar prej prindërve të tyre, dhe gjërat e përbashkëta gjithashtu, duke u rritur kështu me fleksibilitet mental!

Sara: Nëna ime më thotë të ha ushqim duke përdorur vetëm dorën e djathtë;

Alice: Nëna ime më thotë të përdori thikë dhe piru!

Boh: Unë përdori vetëm shkopinjë!

Të gjithë së bashku: Nënat tona nuk duan që të qojmë ushqimin dëm!

Modifikimi i fundit: Sunday, 21 July 2019, 12:13