5 - A është bota e drejtë? Angazhohuni për drejtësi!
Përgjatë dekadave të mëparshme, globi ka ndryshuar me një ritëm të shpejtë. Jo shumë kohë më parë, nëse keni dashur të komunikoni me një shok apo shoqe në anën tjetër të globit, do të kishit dërguar një letër dhe javë do të kalonin që letra të mbërrinte!
Tani është ndryshe. Njerëz nga gjithë bota mund të lidhen shumë më lehtë me njëri-tjetrin. Dita juaj mund të fillojë duke ngrënë një banane nga Ekuadori dhe të përfundojë duke biseduar me një shok apo shoqe në anën tjetër të botës: nëse ju jetoni në Evropë, shoku apo shoqja juaj mund të jetë në Australi! Ky është një ndryshim i mrekullueshëm në jetën tonë: më shumë informacione, më shumë komunikim, më shumë shkëmbim nga gjithë bota. Këtë e thërrasim “ndërvarësi”.
Përshkak të ndërvarësisë, problemet e botës janë më të vështira për të u zgjidhur. Pasi që të gjithë jemi të ndërvarur, nëse një pjesë e botës përdor të gjitha burimet (ushqim, vaj për vetura etj.), pjesët tjera të botës nuk kanë mjaftueshëm. Varfëria dhe pabarazitë nuk janë vetëm probleme vendore, por edhe globale dhe duhet të zgjidhen me bashkëpunimin e gjithë neve.
Për momentin, janë 30 milion fëmijë që rriten të varfur në shtetet më të pasura të botës. Prindërit e tyre mund të mos kenë mjaftueshëm para për ushqim, veshje, shtëpi, lodra dhe materiale për shkollë!
Hej, kjo nuk është e drejtë! Ne duhet të ndryshojmë këtë gjendje! Veprime të reja janë të nevojshme për të përfunduar parabarazitë ekstreme dhe varfërinë. Të gjithë ne mund të jetojmë ndryshe përmes veprimeve tona të përditshme. Ne duhet të zgjedhim dignitetin dhe barazinë mbi varfërinë dhe pabarazinë.
Disa njerëz veçse kanë filluar të punojnë që ta bëjnë botën një vend për të gjitha komunitetet, familjet dhe fëmijët! Kombet e bashkuara, një organizatë ndërkombëtare e përbërë nga udhëheqës botëror prej 193 shteteve, u pajtuan për 17 qëllime për një botë më të mirë deri në vitin 2030.
Qëllimi numër 10 fokusohet specifikisht në zvogëlimin e pabarazive dhe thekson se një jetë me dinjitet duhet të jetë e mundshme për secilin. Kjo është një e drejtë njerëzore, pra është një e drejtë që secili nga ne e ka. Këto të drejta janë të shkruara në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila është e përkthyer në më shumë se 500 gjuhë. Është një ligj që në vitin 1948, 48 shtete kanë votuar në përkrahje të tij. Në ditët e sotme, parimet në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut janë të përfshira në ligjet e mbi 90 shteteve.
Tani, na takon të gjithë neve, qeverive, shkollave dhe komuniteteve të punojmë bashkë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Të gjithë ne mund të ndihmojmë që të sigurohemi që t’i plotësojmë Qëllimet Globale deri me 2030.
Por, çfarë mund të bëjnë fëmijët në shkolla? Shkollat mund të ndihmojnë që të arrijmë një botë më të drejtë dhe më të mirë duke ndjekur hapat e më poshtëm:
Hapi 1. Të filloni të mësoni më shumë rreth çështjeve të varfërisë dhe pabarazisë.
Hapi 2. Të identifikoni probleme në shkollën e juaj dhe komunitetin më të gjerë dhe të punoni bashkë që të gjeni zgjidhje për këto probleme. Për shembull, mund të mbani një debat në klasë rreth varfërisë në zonën e juaj të shkollës.
Hapi 3. Të ndani idetë me njerëz të ndryshëm nga ju, p.sh., njerëz që jetojnë në vende të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Kur bashkëveproni me të tjerë, mësoni t’i vlerësoni opinionet e tjera.
Hapi 4. Veproni dhe filloni të ndryshoni situatat ku ka padrejtësi në shkollën dhe komunitetin tuaj! Mund të sugjeroni mënyra se si ta bëni shkollën tuaj më mikëpritëse për nxënësit e rinj, p.sh. duke vendosur shkrime në gjuhën e tyre.
Çdokush mund të bëhet pjesë e krijimit të një bote me më shumë drejtësi, barazi dhe të drejta të njerëzve për të gjithë.