2 - Dy gjuhë janë më mirë se sa një. Si dy gjuhë ndikojnë njera tjetrën tek fëmijët dygjuhësh #2
Dy gjuhë janë më mirë se sa një. Si dy gjuhë ndikojnë njera tjetrën tek fëmijët dygjuhësh #2.
Të gjithë fëmijët mësojnë pak nga pak dhe në mënyrë të ngjajshme se si të flasin. Megjithatë, fëmijët dygjuhësh duhet të mësojnë dy gjuhë në të njejtën kohë.
Marie: Nënë (në frengjisht)
Ahmad: Nënë (në frengjisht). Nënë (në arabisht)
Mei: Nënë (në frengjisht). Nënë (në kinezisht)
Në trurin e fëmijëve dygjuhësh, dy gjuhët e tyre nuk janë tërësisht të ndara, por bashkëveprojnë me njëra tjetrën. Janë pesë lloje kryesore të bashkëveprimeve mes dy gjuhëve të fëmijëve dygjuhësh.
Lloji i parë quhet ndryshimi i kodeve.
Ndryshimi i kodeve ndodh kur dikush thotë një fjali në njërën gjuhë dhe pastaj vazhdon me fjalin tjetër në gjuhën tjetër. Poashtu ndodh kur Ahmad-it i bëjnë një pyetje në një gjuhë dhe ai përgjigjet në gjuhën tjetër.
Ahmad: Urime ditëlindja! (në frengjisht)
Përshendetje! (në arabisht) A po të pëlqejnë dhuratat? (në frengjisht)
Nour: Po! (në frengjisht)
Ahmad: Shkëlqyeshëm (në arabisht)
Bashkëveprimi i dytë ndërmjet gjuhëve quhet përzierja e kodeve. Përzierja e kodeve ndodh kur Liang përdorë fjalë në gjuhën kineze kur është duke folur në frengjisht.
Fakti që fëmijët dygjuhësh përziejnë dy gjuhë nuk do të thotë se janë të hutuar.
Bo: A mund të kem një (në frengjisht) mollë (në kinezisht)?
Nëna e Bo-së Po (në kinezisht), patjetër! (në frengjisht)
Lloji i tretë i ndikimit të njërës gjuhë në tjetrën quhet vonesë. Ahmad-it i nevojitet më shumë kohë që të mësoj dy gjuhët e tij se sa Marie-as që flet vetëm frengjisht. Në fakt, Ahmad-i din më pak fjalë në frengjisht se sa Marie. Megjithatë, nëse i numërojmë fjalët që Ahmad i din në arabisht dhe frengjisht, ai din më shumë fjalë se sa Marie!
Marie: Po, Nënë Baba, Mollë (në frengjisht)
Ahmad: Po, Nënë (në frengjisht) Baba, Mollë, Shtëpi (në arabisht).
Bashkëveprimi i katërt quhet përshpejtim. Mësimi i dy gjuhëve tek fëmijët dygjuhësh mund të jetë më i shpejtë se sa bashkëmoshatarët e tyre që flasin një gjuhë. Për shembull, Bo është më i përgatitur që të mësojë se si të lexojë se sa Marie sepse ajo është mësuar që të shohë tekste të shkruara me shkronja kineze dhe tekste të tjera të shkruara me shkronja prej alfabetit frëng.
Lloji i fundit i ndikimit quhet transferim. Fëmijët dygjuhësh mund të transferojnë disa elemente që janë tipike të njërës gjuhë tek gjuha tjetër. Në disa raste për shkak të kësaj mund të ndodhin gabime. Për shembull, Pablo ndonjëherë mund të thotë “ai” në vend se “ajo” sepse, në spanjollisht, ai zakonisht nuk ka nevojë të shprehë subjektin.
Pablo: “Ajo është qesharake”.
Në raste të tjera, transferimi mund të ketë rezultate pozitive. Për shembull, të qenit i aftë në leximi në spanjollisht mund të ndihmojë Pablon që të lexojë më mirë në anglisht! Për ta përmbledhur, dy gjuhët e fëmijëve dygjuhësh bashkëveprojnë njëra me tjetrën. Në të shumtën e rasteve kjo sjell rezultate pozitive, por ndonjëherë mund të sjell edhe gabime. Megjithatë, mos u shqetësoni: këto gabime janë normale dhe me kalimin e kohës thjeshtë do të zhduken!
Mësuesit: Mos u shqetësoni!