3a - Discover the language inputs of bilingual children!


Zbuloni imputet gjuhësore të fëmijëve dygjuhësh

Mohamedi, i cili flet anglisht dhe arabisht, XueXue, që flet kinezisht dhe frengjisht, dhe Pablo, që flet spanjollisht dhe anglisht, janë të gjithë fëmijë dygjuhësh. Për të i ndihmuar ata të përmirësojnë të mësuarin e tyre gjuhësorë, është e rëndësishme që të i kushtohet vëmendje sasisë dhe kualitetit të imputit të gjuhës, që është gjuha që ata e dëgjojnë dhe e lexojnë. Nëse fëmijët janë shpesh të ekzopozuar ndaj një imputi të ndryshëm në të dy gjuhët, kjo do të bëjë një ndryshim shumë të madhë! Por cilat janë burimet e imputit të gjuhës?

Burimi i parë i imputit të gjuhës është familja. Prindërit zakonisht janë burimi kryesorë i imputit të gjuhës amtare.

Nëna (Në spanjollisht): Si e kalove ditën sot?

Pablo (Në anglisht): Shumë mirë nënë!

Vëllezërit dhe motrat janë gjithashtu një imput i rëndësishëm i ekspozimit të gjuhës, zakonisht për përvetësimin e gjuhës së parë dhe të dytë. Ata ndonjëherë mund të ndërrojnë gjuhën e përdorur nga anëtarët e tjerë të familjes, përshembull nëse fillojnë të flasin gjuhën e tyre të dytë në shtëpi.

Vëllau i Pablos (Në anglisht): Eja të shkojmë të luajmë.

Imputi i dytë i gjuhës janë mësimdhënësit.

Shkollat luajnë një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës së dytë. Sa më shumë që flasin mësimdhënësit, aq më shumë fjalë mësojnë fëmijët! Megjithatë, veçanërisht kur fëmijët janë të ende të rinjë (4-5 vjeq), mësuesit duhet të shmangin përdorimin e fjalive shumë të gjata dhe të ndërlikuara. Në të njejtën kohë, megjithatë, ata nuk duhet të thjeshtësojnë shumë mënyrën se si flasin me fëmijët që kanë gjuhë amtare tjetër dhe që janë ende duke mësuar gjuhën e dytë.

Mësuesi/Mësuesja: A është gjithçka e kjartë?

Burimi i tretë i imputit të gjuhës janë shokët dhe shoqët e klasës. Hulumtimet kanë treguar se në krahasim me mësimdhënësit, shokët dhe shoqet e klasës mund të jenë edhe më të dobishëm në mësimin e fjalëve në gjuhën e dytë.

Andrew (Në anglisht): Ky është një top.

Pablo: T.o.p.

Burimi i katërt i imputit të gjuhës vjen nga prodhimi i gjuhës nga vetë fëmija.

Pablo (Në anglisht): Emri im është Pablo.

Pablo (Në spanjollisht): Emri im është Pablo.

Të dëgjuarit e vetës duke folur është një lloj i veçantë i eksperiencës gjuhësore dhe kur fëmijët flasin i inkurajojnë të tjerët të iu flasin edhe më shumë atyre. Më specifikisht, prodhimi i gjuhës prej fëmijëve dygjuhësh mund të ketë ndikim në sasinë e imputit që i ekspozohen ata. Përshembull, nëse Pablo kalon më shumë kohë duke iu folur prindërve të tij në spanjollisht, ka të ngjarë të pranojë më shumë imput spanjoll në përgjigje.

Pablo (Në spanjollisht): Kam marrë notën tetë sot në shkollë.

Prindërit (Në spanjollisht): Mrekullueshëm!

Megjithatë, nëse Pablo flet me prindërit e tij gjysmën e kohës anglisht dhe gjysmën tjetër në spanjollisht, atëherë prindërit e tij mesiguri që do të i flasin atij në të dy gjuhët, spanjollisht dhe anglisht, në mënyrë të balancuar.

Pablo (Në spanjollisht): Jam i gëzuar

Pablo (Në anglisht): Kam marrë notën tetë.

Nëna (Në spanjollisht): Mrekullueshëm.

Babai (Në anglisht): Na gëzove!

Për të përmbledhur, çdo ditë, fëmijët dygjuhës si Mohamedi, Xuexue dhe Pablo janë të ekspozuar ndaj imputeve në të dy gjuhët. Ky imput i gjuhës vjen prej burimeve të ndryshme, ku kryesorët janë familja, mësimdhënësit, shokët e shoqët e klasës dhe vetë fëmijët. Për të arritur rezultatet më të mira, fëmijët dygjuhësh duhet të jenë të ekspozuar ndaj shumë burimeve gjuhësore të ndryshme dhe të kenë një balancë të mirë të të dy gjuhëve.

Modifikimi i fundit: Sunday, 9 June 2019, 15:33