3b - Tips to give your bilingual child the best language input!

Sugjerime për të i japur fëmijës suaj dygjuhësh imputin më të mirë gjuhësorë

Fëmijët që flasin dy gjuhë si Mohamedi, që flet anglisht dhe arabisht si dhe Pablo, që flet spanjollisht dhe anglisht, mësojnë dy gjuhët e tyre duke u ekspozuar ndaj burime të ndryshme me imput të gjuhës, si anëtarët e familjes, mësuesit, shokët e shkollës dhe librat. Por si mund të i ekspozoni fëmijët dygjuhësh në informacionet më të mira të gjuhës?

Sugjerimi i parë është që të iu flisni fëmijëve si Mohamedi në të dy gjuhët, anglisht dhe arabisht sa më shumë që është e mundshme… idealja është në baza ditore…dhe prej ditës së parë të jetës së tyre.

Nëna:Djali im!

Gjyshi: Mirë se erdhe!

Ndonjëherë, fëmijët dygjuhësh si Mohamedi mund të mendojnë se gjuha që ata flasin në shtëpi nuk është aq e rëndësishme sa gjuha që flitet në shkollë; ata mund edhe të ndjehen të turpëruar të flasin gjuhën e tyre amtare jashtë shtëpisë.

Mohamedi (Në anglisht): Kjo është piktura ime.

Prandaj, sugjerimi i dytë është që mësimdhënësit dhe prindërit të inkurajojnë dhe të motivojnë Mohamedin të mësojë dhe të flasë Arabisht dhe ta bëjnë atë dhe shokët e tij të klasës të kuptojnë se asnjë gjuhë nuk është më e mirë se sa të tjerat.

Mësuesi/Mësuesja: Prezanto në arabisht

Mohamedi (Në arabisht): هذه لوحتي Kjo është piktura ime!

Mësuesi/Mësuesja: Shokët e tu të klasës mund të mësojnë më shume arabisht.

Mësimdhënësit duhet të inkurajojnë prindërit që të flasin gjuhën e tyre amtare me fëmijët e tyre dhe të theksojnë se nuk është e nevojshme të iu flasin fëmijëve gjuhën e shumicës pasi që atë do ta mësojnë në shkollë.

Mësuesi/Mësuesja: Prindërit mund të flasin arabisht me fëmijët e tyre.

Nëna e Mohamedit: Faleminderit.

Duke përdorur gjuhën e tyre amtare kur bisedojnë me fëmijët, prindërit do të i ekspozojnë ata me informata kualitative, duke shprehur një gamë të gjerë kuptimesh dhe emocionesh me një theks amtar.

Sugjerimi i tretë është të inkurajoni Pablon që të lexojë në të dyja gjuhët dhe të i lexoni tregime atij. Nëse Pablo mëson të lexoj në spanjollisht, ai do të flasë më mirë spanjollisht…dhe anasjelltas! Kjo është e vërtet edhe për gjuhën angleze dhe të gjitha gjuhët e tjera gjithashtu.

Sugjerimi i katërt është të siguroheni që Pablo është i eskpozuar ndaj folësve dhe burimeve të ndryshme të gjuhës (librave, komikëve, filmave, programeve televizive…). Një imput i larmishëm është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tij gjuhësor. Gjithmonë është më mirë që nëna e Mohemedit të flasë arabisht me Mohamedin dhe të lejojë Mohamedin të flasë gjuhën e tij të dytë me folës amtarë.

Nëna e Mohamedit (Në arabisht): Le të shkojmë në shtëpi!

Mohamedi (Në arabisht): Në rregull!

Imputi jo-amtar gjuhësor nuk është aq i mirë për mësim të gjuhës siq është imputi amtar. Megjithatë, nëse Mohamedi nganjëherë dëgjon nënën e tij gjersa ajo flet një gjuhë që nuk është arabisht, kjo nuk do të jetë problem për mësimin e gjuhëve.

Nëna e Mohamedit (Në anglisht): A dëshiron akullore?

Mohamedi (Në anglisht): Patjetër!

Si përfundim, sekreti është që të siguroheni që Mohamedi dhe Pablo janë shpesh të ekspozuar ndaj një balace të mirë të të dy gjuhëve. Një eksperiencë e ndryshme gjuhësore, me folës të ndryshëm (idealisht folës të gjuhës amtare!) dhe në kontekste të ndryshme, jap rezultatet më të mirat. Është poashtu njejtë e rëndësishme që fëmijët të rriten në një mjedis ku promovohen të gjitha gjuhët dhe fëmijët inkurajohen të i mësojnë ato duke zbuluar bukurinë e tyre dhe pasurinë e kuptimit dhe zërit.

Modifikimi i fundit: Tuesday, 23 July 2019, 18:38