10 - Family life with more than one language
Ece dhe Mehmet kanë lindur në Angli dhe jetojnë me nënën, babain dhe gjyshen e tyre, që kanë lindur në Turqi.
Babai (në turqisht): Si ishte shkolla sot?
Mehmeti (në anglisht): Mirë
Të jetuarit me më shumë se sa një gjuhë mund të jetë shumë mirë për familjet shumëgjuhëshe. Mund të nënkuptojë se pjesëtarët e familjes mund të ndjehen më të lidhur me njëri tjetrin. Ece dhe Mehmet flasin anglisht dhe turqisht dhe mund të komunikojnë lehtë me prindërit dhe gjyshërit e tyre, si dhe me shokët e tyre në shkollë.
Ece (në turqisht): Gjyshe,tregona një histori
Gjyshja (në turqisht): Kujtimi im më i veçantë…
Ata e shijojnë të flasin në anglisht pasi që i ndihmonë ata të adoptohen në jetën në shkollë dhe të mësojnë. Ata poashtu e shijojnë të flasin në turqisht kur i takojnë familjarët e tyre.
Mehmet: Eja të luajmë
Për familje, të jetuari me më shumë se sa një gjuhë mund të jetë e ndërlikuar. Prindërit mund të kenë opinion për gjuhët që duan të i përdorin në shtëpi, por fëmijët mund të kenë opinione tjera. Kjo mund të shpie në tension dhe konflikte.
Babai (në turqisht): Si quhet kjo në turqisht?
Ece (në anglisht): Nuk dua të flas turqisht!
Prindërit dhe fëmijët mund të kenë ndjenja të ndryshme për gjuhët që ata flasin. Për shembull, nëna e Ece-s dhe Mehmet-it thotë se turqishtja është në zemër të saj dhe gjuha në të cilën ajo mendon, dhe anglishja është gjuha me të cilën ajo ka sfida. Ajo e ndjen këtë si barrë dhe gjyshja as që e konsideron që të mësojë anglishten. Në të kundërten, Ece dhe Mehmeti e ndjejnë anglishten si gjuhën e tyre të së ardhmes dhe turqishten si gjuhë të së shkuarës. Nganjëherë, ata do donin të flasin anglisht edhe në shtëpi.
Nëna: Turqishtja është në zemren time. Anglishten mundohem ta mësoj çdo ditë.
Ece: Anglishtja është e ardhmja e ime. Turqishtja është e shkuara.
Mjaft familje hasin këso situatash në shtëpi. Nganjëherë mund të ndjehni se është më lehtë të hiqni dorë nga gjuha e trashëguar.
Nëna: Po heqi dorë.
Megjithatë, ka shumë përfitime të tjera për fëmijët tuaj përpos lidhjes familjare.
Fëmijët i ndihmon në zhvillimin e gjuhës nëse dëgjojnë prindërit e tyre duke folur në shtëpi gjuhën të cilët ata ndjehen rehat dhe kompetent të flasin.
Ece: Po mësoj shpejtë!
Nëse komunikoni me fëmijën tuaj në gjuhën me të cilën ndjeheni më së shumti rehat, ju do të shprehni më mirë mendimet tuaja dhe me një fjalor më të pasur.
Gjyshja e Eces: Unë mund të shprehi veten time.
Gjersa fëmijët juaj rriten, ata mund të vlerësojnë të diturit më shumë se një gjuhë në jetën e tyre shoqërore dhe në punën e tyre.
Ece: Faleminderit! Unë mund të flas me njerëz të ndryshëm!
Nëna e Eces: Ti je gjithmonë e lidhur me ne!
Një ditë, të mos diturit e gjuhës së familjes mund të ndjehet si humbje nga prindërit dhe, në kohë afatgjatë, prej fëmijëve gjithashtu.
Ekuilibri se si e përdorni gjuhën tuaj në shtëpi do të ndryshojë me kohë dhe do të ketë nevojë për rregullim.