6 - Education to change the world

Edukimi për të ndryshuar botën.

Maria, 55 vjeçare, jep mësim në një shkollë fillore në një qytet të vogël të Portugalisë. Nxënësit e saj flasin disa gjuhë dhe janë nga disa kultura, përvojë kjo mjaft ndryshe nga ato në fillim të karrierës. Një ditë Matilde i thotë asaj se nuk e kupton pse shoqja e saj Fatima ka filluar të vendosë shami dhe se ka ndëgjuar nga kryetari i qytetit se do të ndalojnë ndërtimin e një xhamije.

Matilde: Pse?

Maria nuk dinte se çfarë të thoshte kur Matilde e pyeti pse. Maria është poashtu në dyshim për rregullën e shkollës rreth telefonave mobil: ajo ka ndaluar që fëmijët ta përdorin atë, por pastaj ajo sheh nxënësit e saj duke përdorur cellularët në mënyra interesante. Gjatë pushimit, Uiara përdorë whatsapp-in për të komunikuar me kushëririn e saj në Brazil, Alice shikon video nga Japonia se si të bëj lule nga letra dhe Daniel i mëson portugalisht nxënësit të rinj, Boh, duke përdorur “google translate”.

Uiria: Unë mund të komunikoj me kushëririn tim Daniel (në portugalisht): Shtëpi

Gjatë një takimi me mësimdhënës, Maria thotë: ”Kam 30 vite që jap mësim dhe ndjej se tani nxënësit kanë shkathtësi të reja dhe nevoja të ndryshme në mënyrë që të bëhen qytetarë kompetent në një shoqëri që është në ndryshim dhe komplekse. Diçka duhet të ndryshoj në mënyrën tonë të të japurit mësim”.

Maria: Diçka duhet të ndryshoj në mënyrën se si japim mësim.

Për të përtërirë mësimdhënien e tyre kur kanë të bëjnë me fëmijë si Fatima, Alice, Daniel and Boh, Maria dhe mësimdhënësit e tjerë në gjithë botën, përfshijnë “të zhvilluarit e Kompetencës Globale” në kurrikulë. Kompetenca globale është shkathtësia për të hulumtuar botën, të vërejturit perspektivat e ndryshme, të diskutuarit idetë dhe të ndërmarrurit veprime për të ndryshuar botën. Fëmijët fitojnë aftësi globale kur mësojnë:

…të zhvillojnë të menduar kritik rreth çështjeve aktuale, si migrimi apo problemet me mjedis.

Mohamed: Ngrohja globale është një problem serioz.

…të mësojnë nga burime të ndryshme, si librat, internet dhe gazeta.

Francis: është e rëndësishme të jemi të informuar.

…të shfrytëzojnë mirë Teknologjitë Inovative të Komunikimit si mobilët e menqur.

Uiara: Është e rëndësishme të qëndrojmë në kontakt me shok dhe të afërm.

…të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si i shprehin idetë e tyre dhe të respektojnë njerëz me besime dhe sjellje të ndryshme kulturore.

Maria: Çdo kulturë ka vlerë të njejtë!

… të zgjidhin probleme dhe të ndërmarrin veprime!

Të gjithë fëmijët së bashku: Mund të provoni të mendoni dhe të zgjidhni probleme.

Edukimi për Kompetencë Globale shkon përtej klasës tuaj. Mund të filloni në klasë, pastaj të përfshini shkollën tuaj dhe komunitetin në ndryshime të vogla. Ndryshimi lokal mund të ketë ndikim të madh në botë!

Modifikimi i fundit: Saturday, 20 July 2019, 18:02