7b - Strategjitë në shkollë: vetëdijësimi për gjuhën

Vetëdijësimi për gjuhën është një qasje tjetër e të mësuarit që ka për qëllim promovimin e shumëgjuhësisë në shkollë. Kjo përfshinë të gjitha gjuhët e folura nga nxënësit: gjuhët e tyre amtare, gjuhët e huaja të mësuara në shkollë, gjuhë të tjera që fliten në atë zonë (si psh. dialektet), gjuhën e trupit dhe forma të tjera të komunikimit (si Gjuha e Shenjave dhe Braille).

Kjo nuk do të thotë se mësimdhënësit duhet të dijnë dhe të mësojnë të gjitha këto gjuhë!

Vetëdijësimi për gjuhën thekson faktin se të gjitha gjuhët kanë vlerë të njejtë.

Xuexue: Unë mund të flas anglisht dhe kinezisht.

Fatima: Unë mund të flas arabisht dhe frengjisht.

Marie: Unë mund të flas vetëm frengjisht.

Të qenit i/e aftë të komunikosh në gjuhë të ndryshme në ditët e sotme është një përparësi, edhe kur shkathtësitë e fëmijës në njërën gjuhë janë të limituara. Shkathtësia për të kuptuar, folur, lexuar dhe shkruar diçka në një gjuhë tjetër është prap e dobishme.

Pika fillestare e aktiviteteve për Vetëdijësim mbi Gjuhën duhet të jenë repertore e gjuhës së nxënësve, që përfshinë gjuhët e folura nga secili nxënës, që pastaj bëhet fokus për reflektim dhe mësim.

Për të promovuar Vetëdijësim për Gjuhën, mësimdhënësit mund:

Të flasin hapur për gjuhët e ndryshme që fliten nga nxënësit;

Mësimdhënësi: Gjuhët e ndryshme janë të rëndësishme.

Të inkurajojnë fëmijët të mendojnë për gjuhët e ndryshme dhe të krahasojnë ato për të zbuluar dallimet dhe ngjajshmëritë;

Mësimdhënësi: Cilat janë dallimet mes gjuhës frënge dhe arabishtes?

Të stimulojnë qëndrime positive për të gjitha gjuhët;

Mësimdhënësi: Kinezishtja është shumë interesante.

Si dhe të pyesin nxënësit të mendojnë për mënyrat që mund të përdorin dhe të mësojnë gjuhët.

Mësimdhënësi: Kur flet frengjisht?

Aktivitetet që mësimdhënësit mund të ndërmarrin në klasë mund të përfshijnë:

Dëgjimi i inçizimeve në gjuhë të ndryshme.

Të kërkojnë nga nxënësit që të flasin për shkathtësitë e tyre në gjuhë të ndryshme

Të kërkojnë nga nxënësit që të intervistojnë njëri tjetrin për repertoret e tyre gjuhësore.

Mësimdhënësit duhet të sigurohen që të gjitha gjuhët e folura nga nxënësit janë të përfshira në kurrikulum, pa pasur nevojë që t’i mësojnë ato në mënyrë tradicionale. Për shembull, shenjat dhe njoftimet në mjediset e shkollës mund të shfaqen në gjuhë të ndryshme dhe burimet (si psh. librat) mund të jenë të disponueshme në gjuhë të ndryshme.

Grupi i fëmijëve: Në shkollë mund të flasim gjuhën e shtëpisë dhe të mësojmë shumë gjuhë të tjera!

Andreas: Jam i lumtur që shkolla ime është shumëgjuhëshe!

Metodat e mësimdhënies, si Përtejgjuhësisë dhe Vëtëdijësi për Gjuhën, mund të i bëjnë fëmijët që flasin gjuhë tjetër në shtëpi të ndjehen të mirëseardhur në shkollë dhe rehat kur flasin për shkathtësitë e tyre në këto gjuhë. Duke marrë pjesë në aktivitete që promovojnë shumëgjuhësinë, nxënësit që flasin vetëm një gjuhë jo vetëm që mësojnë shumë për gjuhë të ndryshme dhe kultura, por gjithashtu fitojnë njohuri për të jetuarit në një shoqëri shumëgjuhëshe dhe një interesim për gjuhët e huaja.

Modifikimi i fundit: Monday, 27 May 2019, 11:01